Home ShowBiz Eglit i ikën truri kur sheh sheh Olsin me modelen , “Mos e prek..”
Eglit i ikën truri kur sheh sheh Olsin me modelen , “Mos e prek..”
0

Eglit i ikën truri kur sheh sheh Olsin me modelen , “Mos e prek..”

0
0

Olsi Bylyku prej kohësh është në një lidhje me bukuroshen Egli, e cila i qëndron gjithmonë pranë dhe e mbështet në çdo projekt që aktori realizon.

I ftuar gjatë emisionit “Wake Up” në “Top Channel”, Olsi është pyetur gjithashtu edhe për raportin që ka me të dashurën.

Ori e ka pyetur nëse ajo bëhet xheloze dhe a e mirëkupton punën e tij dhe Olsi ndau me publikun një detaj nga xhirimet e klipit të këngës që ai pritet të publikojë shumë shpejt.

Gjatë klipit të këngës Olsi duhet të kërcejë majë një jahti në mes të 5 modeleve dhe Egli po bënte sherr përse Olsi nuk po e prekte modelen.

Në këtë moment Olsi fillon të ndjekë këshillat e Eglit, por i mori aq seriozisht saqë Egli në dublën e rradhës u pendua dhe filloi ti thoshte të qetësohej dhe të mos e prekte aq shumë modelen.

Aktori ka shkaktuar të qeshura në studio, megjithatë në fund tha se në fakt Egli nuk bëhet xheloze dhe se është një person që e mbështet gjithmonë.

https://www.youtube.com/watch?v=DU_FAt97reI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DU_FAt97reI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gpg1igCS-f2Ck0ARH7LtaMyF7jz0faluPXdg0/