Home Aktualitet Tronditëse, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 24 vjeçare
Tronditëse, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 24 vjeçare
0

Tronditëse, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 24 vjeçare

0
0

Është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare aktori i njohur meksikan Sebastian Athie.

Aktori ishte i njohur për rolin e Lorenzo Guevara në një seri televizive për adoleshentë në Argjentinë.

Lajmi është dhënë nga Shoqata Kombëtare e Aktorëve të Meksikës të cilët në komunikimin e tyre kanë shprehur keqardhje për largimin nga jeta të aktorit në moshë fare të re.

Aktori ka marrë pjesë në disa shfaqje televizive meksikane përfshirë edhe  “La Rosa de Guadalupe”.

Përveç karrierës si aktor, Sebastian nisi edhe karrierën muzikore në 2018 kur publikoi një këngë në bashkëpunim me aktorin Javier Eloy Bonanno.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi shaqet e ndarjes nga jeta të aktorit.

https://www.instagram.com/p/CBJDX8aF1gu/

Link: https://www.instagram.com/p/CBJDX8aF1gu/

Burimi i lajmit: https://www.today.com/popculture/disney-channel-star-sebastian-athie-dies-24-t186020