Home Aktualitet Shtrime të reja me simptoma të rënda, Manastirliu nxjerr fotot nga infektivi
Shtrime të reja me simptoma të rënda, Manastirliu nxjerr fotot nga infektivi
0

Shtrime të reja me simptoma të rënda, Manastirliu nxjerr fotot nga infektivi

0
0

Situata e krijuar nga COVID-19 në vend vijon të jetë shqetësuese.

Rastet e reja në rritje si dhe numri i lartë i shtrimeve në spital kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të vijojë të bëjë thirrje për të respektuar rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga reparti i infektivit në QSUT, ku tregon se si trajtohen pacientët dhe shërbimi që ju ofrohet nga bluzat e bardha.

Krahas fotove Manastirliu shkruan: “Spitali infektiv. Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në sptial, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19. I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi I specializuar I mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë. Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID-19, duke respektuar rregullat. Ruaj distancën nga të tjerët, vendose maskën, kujdesu për higjenën personale dhe kolektive”.

Manastirliu

Manastir

Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAM_iVsgSae/