Home ShowBiz Partneri i Oltës kaq romantik, aktorja merr dhuratën e veçantë për ditëlindje
Partneri i Oltës kaq romantik, aktorja merr dhuratën e veçantë për ditëlindje
0

Partneri i Oltës kaq romantik, aktorja merr dhuratën e veçantë për ditëlindje

0
0

Olta Gixhari festoi një ditë më parë 34 vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimeve e dhuratave padyshim që më e veçanta ishte ajo e partnerit të saj.

Aktorja ndodhet prej muajsh tashmë në Spanjë ku po jeton së bashku me partnerin e saj, ndërsa është në pritje të fëmijës së parë.

Në 34 vjetorin e lindjes së saj, aktorja ka treguar edhe dhuratën speciale nga partneri  një tufë më lule dhe një dedikim shumë special.

“Jam njeriu më i lumtur me ty pranë”, shkruhet në një pusullë krahas luleve.

Aktorja jo vetëm që e ka postuar në instagram dhuratën, por krahas fotos shkruan: “ Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjitha viteve”.

Ajo tregon gjithashtu se është 33 javëshe shtatëzanë, çka do të thotë se shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijët e parë.

Olta ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, por tashmë nuk ka mbetur shumë nga momenti i shumëpritur për të dhe partnerin.

https://www.instagram.com/p/CCa2UvVnLH5/

Link: https://www.instagram.com/p/CCa2UvVnLH5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CANoQ1iHWlh/