Home Aktualitet Tragjike/ 8 muajshe shtatëzanë, blogerja e njohur ndërron jetë në moshën 24 vjeçare
Tragjike/ 8 muajshe shtatëzanë, blogerja e njohur ndërron jetë në moshën 24 vjeçare
0

Tragjike/ 8 muajshe shtatëzanë, blogerja e njohur ndërron jetë në moshën 24 vjeçare

0
0

Blogerja e njohur Nicole Thea ndërroi jetë në moshën 24 vjeçare së bashku me fëmijën e saj të palindur.

Ajo ishte në muajin e 8-të të shtatëzanisë dhe në profilin e saj në instagram ka postuar shumë foto dhe video duke treguar e emocionuar hap pas hapi, ecurinë e shtatëzanisë së saj.

Lajmi është konfirmuar në instagramin e 24 vjeçares nga familjarë të saj, të cilët kanë njoftuar largimin e papritur nga jeta të Nicole se bashku me foshnjen ende të palindur.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur, por në statusin e publikuar nga familjarët e saj kanë kërkuar privatësi pasi zemra e tyre është e thyer dhe po përpiqen të bashkëjtojnë me këtë dhimbje.

Nicole kishte zgjedhur së bashku me partnerin edhe emrin e djalit të cilin do ta quanin Reign, ndërsa lajmin për shtatëzaninë Nicole e rrëfeu vetë në rrjetet sociale që në muajin prill.

https://www.instagram.com/p/CCjJYehjPiq/

Link: https://www.instagram.com/p/CCjJYehjPiq/

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/07/13/entertainment/nicole-thea-dies-pregnant-youtuber-intl-scli-gbr/index.html