Home Aktualitet Ndërrojnë jetë tre pacientë, situatë serioze në spitalin infektiv
Ndërrojnë jetë tre pacientë, situatë serioze në spitalin infektiv
0

Ndërrojnë jetë tre pacientë, situatë serioze në spitalin infektiv

0
0

Tre pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 99 raste të reja, pjesa më e madhe të cilave në Tiranë.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend situata paraqitet e rënduar.

Aktualisht ndodhen të shtruar 102 pacientë, 11 prej të cilëve në terapi intensive dhe tre të intubuar.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 46 persona duke e çuar në 2137 numrin e personave të shëruar, ndërsa numri i personave aktiv me COVID-19 në vendin tonë është 1610, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

https://www.youtube.com/watch?v=bMF5mzbqETE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bMF5mzbqETE

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/