Këngëtarja Olta Boka është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo me një foto shumë të veçantë të postuar në instagram teksa zbulon edhe emrin e vogëlushes.
Olta ka postuar një foto teksa kap dorën e vogël të vajzës ndërsa tregon se kanë vendosur ta thërrasin Gaia.
“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndeshë e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që ti përafrohet. Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij”
Origjina e emrit Gaia vjen nga mitologjia greke dhe mban kuptimin nëna e tokës.
Gaia quhej në mitologjinë greke Perëndesha e Tokës.
https://www.instagram.com/p/CCq0cE8FQPV/Link: https://www.instagram.com/p/CCq0cE8FQPV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBbERrMFneU/