Situatë shqetësuese në infektiv, shifrat e COVID-19 vijojnë të jenë të larta
81 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë gjatë komunikimit zyrtar njoftoi se si rezultat i COVID-19 ka ndërruar jetë një 80 vjeçar.
Ndërkaq situata paraqitet serioze në të dyja spitalet në vend ku aktualisht po marrin shërbimin 123 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 3 në gjendje më të rëndë të intubuar.
Shumica e rasteve të reja janë rregjistruar në Tiranë, ndërkohë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 persona duke e çuar në 2352 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për qytetarët që të respektojnë rregullat e higjenës dhe të distancimit, ndërsa për bizneset të respektojnë me rigorizitetit protokollet e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=MbTFZI_Gqu0
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/