Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre.
Ajo poston herë pas herë foto dhe video ku shprehet gjithnjë krenare për rrënjët e saj shqiptare.
Madje ajo ka vendosur që në 45 vjetorin e lindjes ta surprizojë bashkëshortin e saj me gatime tradicionale shqiptare.
Ajo ka postuar disa video nga kuzhina e saj gjigande ku po gatuan një pispili me presh, një gatim tradicional shqiptar, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë shqiptare.
Më pas ajo ka vendosur që të shtrojë darkën surprizë për të shoqin ku shohim vetëm gatime tradicionale shqiptare, ndërsa ambjenti është i zbukuruar me tullumbace dhe një 45 të madhe në ngjyrë blu.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLSpuknxUe/