Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Deri tani ajo nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, por ka qenë motra e saj Gerta e cila në një intervistë në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, pa dashje tregoi se aktorja është në pritje të një djali.
Gerta tregoi gjithashtu se Olta pritet të lindë në mes ose në fund të muajit gusht, pasi ashtu siç ka thënë edhe vetë aktorja, tashmë është në prag të muajit të nëntë të shtatëzanisë.
Që prej momentit që e bëri publike shtatëzaninë, Olta ka treguar hap pas hapi me foto dhe video ndryshimet në trupin e saj.
Ajo madje tregoi disa ditë më parë se madje po bënte hiking edhe pse gati në muajin e nëntë të shtatëzanisë.
Aktorja ndodhet ende në Spanjë ku ka kaluar të gjithë periudhë e karantinës.
Atë e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale teksa shijon pushimet dhe shtatëzaninë së bashku me partnerin e saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=U0GY4RRNa8M
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/