Aktorja Olta Gixhari shumë shpejt do të bëhet për herë të parë nënë e një djali.
Lajmin për gjininë e bebit të saj e zbuloi për herë të parë motra e saj gjatë emisionit “Rudina” në “TvKlan” dhe menjëherë pas saj edhe Olta ka treguar se shumë shpejt do të bëhet me djalë.
Ajo ka postuar në instagram një foto shumë të veçantë ku pozon përdore me partnerin ndërsa mbajnë në duar një palë atlete fëmijësh ngjyrë bojëqiell.
“Shiko kush po vjen, djali ynë”, shkruan ajo krahas fotos së veçantë e cila ka marrë shumë urime dhe komente nga miq e fansa të aktores.
Olta prej muajsh tashmë jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj, ndërsa vogëlushi pritet të vijë në jetë në fund të muajit gusht.
https://www.instagram.com/p/CDB4tORnjDD/Link: https://www.instagram.com/p/CDB4tORnjDD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/