Home Aktualitet Një nga themeluesit e Apple padit Google dhe YouTube, ja çfarë ndodhi
Një nga themeluesit e Apple padit Google dhe YouTube, ja çfarë ndodhi
0

Një nga themeluesit e Apple padit Google dhe YouTube, ja çfarë ndodhi

0
0

Steve Wozniak, personi që ka themeluar Apple së bashku me Steve Jobs ka ngritur një padi në Gjykatën e Lartë Rajonale të Kalifornisë kundër YouTube dhe Google.

Së bashku me 17 viktima të tjera, ai akuzon këto dy kompani se nuk kanë bërë asnjë gjë për të parandaluar persona të panjohur që të shpërndanin video duke përdorur emrat dhe fotot e paditësve për të ashtuquajturin mashtrimi me Bitcoin.

Më konkretisht këta persona kanë përdorur foto dhe video të Steve Wozniak për të organizuar njw giveaway për Bitcoin, përmes të cilës i kanë bindur njerëzit që të depozitonin brenda një kohe të shkurtër sa më shumë Bitcoin për t’i përfituar dyfish.

Por në fakt viktimat nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë gjë, pavarësisht se investuan paratë e tyre.

E njëjta skemë mashtrimi është përdorur edhe në mes të muajit korrik.

Llogaritë e Elon Musk, Bill Gates dhe Apple u sulmuan dhe hakerat dërgonin mesazhe në emër të tyre duke i ftuar njerëzit që të investonin me premtimin se shuma do t’ju kthehej mbrapsht dyfish, por menjëherë sapo merrnin paratë zhdukeshin pa lënë gjurmë.

Ndërkaq në procedimin gjyqësor të Wozniak përmendet dhe vlerësohet përgjigjia e menjëhershme e Twitter.

Në të njëjtën ditë që janë paraqitur akuzat, kompania doli menjëherë në mbrojtje të llogarive të përdoruesve të saj, ndërsa kërkoi menjëherë falje për incidentin.

Nga ana tjetër YouTube ishte në dijeni të këtyre mashtrimeve dhe ka marrë masa për të hequr videot në fjalë.

Link: https://www.spiegel.de/netzwelt/netzpolitik/bitcoin-scam-apple-mitgruender-steve-wozniak-klagt-gegen-google-und-youtube-a-1c86532c-f241-4cc7-ae35-e2843435650a

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/f-3mUXFLY2o