Moderatori i njohur shqiptar rezulton pozitiv me COVID-19
0
0
Një tjetër personazh i njohur i ekranit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gazetari dhe moderatori i njohur Bledi Strakosha me anë të një statusi në instagram njoftoi të gjithë fansat e tij se sot mori përgjigjen e tamponit dhe rezultoi të ishte i prekur me këtë virus.
“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me COVID-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët”, shkruan ai në statusin e postuar në instagram.
Bledi nuk ka treguar detaje mbi gjendjen e tij, por të shumtë kanë qenë miqtë dhe fansat qe e kanë mbështetur dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.
https://www.instagram.com/p/CDL9Zijg6bH/Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDL9Zijg6bH/