Home ShowBiz Askush nuk është perfekt, Arbenita zbulon defektet në trupin e saj
Askush nuk është perfekt, Arbenita zbulon defektet në trupin e saj
0

Askush nuk është perfekt, Arbenita zbulon defektet në trupin e saj

0
0

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka vendosur që t’ju tregojë fansave se askush nuk është perfekt pavarësisht asaj çfarë tregohet në rrjetet sociale.

Vetë ajo ka postuar një foto nga afër të lëkurës në pjesën e stomankut ku shohim disa shenja strijash.

“Tani kam shenja strijash edhe në stomak”, shkruan ajo në foton që ka postuar në instagram duke lënë të nënkuptohet se ka të tilla shenja edhe në pjesë të tjera të trupit dhe se askush në të vërtetë nuk është perfekt.

Edhe pse modelja u përfol pak kohë më parë për ndërhyrje estetike në një klinikë ruse, vetë ajo mohoi gjithçka.

Arbenita ka pranuar se ka ndërhyrë vetëm për të rimodeluar gjoksin, një ndërhyrje që  i është dashur ta bëjë dy herë, pasi herën e parë nuk shkoi mirë.

strija, Arbenita

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxGP0MBlB87/