Home ShowBiz Aktorja e njohur drejt martesës, ky është propozimi më i bukur që keni parë
Aktorja e njohur drejt martesës, ky është propozimi më i bukur që keni parë
0

Aktorja e njohur drejt martesës, ky është propozimi më i bukur që keni parë

0
0

Aktorët e njohur turq, Zehra Yilmaz dhe Cem Belevi kanë vendosur të martohen dhe në ditën e saj të lindjes aktorja ka marrë propozimin më të bukur.

Ajo ka postuar në instagram një video me një super surprizë, ku partneri i saj i kërkonte të martoheshin.

“Martohu me mua”, shkruhej me drita të vogla, ndërsa rreth e rrotull kishte zemra po me drita.

Me një pamje fantastike nga e Bosforit, buzë detit, aktori i ka propozuar partneres, duke i vendosur unazën në gisht.

Ndërsa më pas janë ulur në një tavolinë buzë detit për të festuar momentin e veçantë.

Aktorja e ka postuar momentin magjik në instagramin e saj dhe ka falënderuar partnerin për surprizën e veçantë.

https://www.instagram.com/p/CDWtbe6JYXH/

Link: https://www.instagram.com/p/CDWtbe6JYXH/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/Fs_c9Dh4BZU