Home Aktualitet COVID-19/ Rëndohet bilanci, mes viktimave edhe një 28 vjeçar
COVID-19/ Rëndohet bilanci, mes viktimave edhe një 28 vjeçar
0

COVID-19/ Rëndohet bilanci, mes viktimave edhe një 28 vjeçar

0
0

101 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona mes të cilëve edhe një 28 vjeçar nga Shkodra i shtruar në spital prej disa ditësh.

Aktualisht në vendin tonë janë 2417 raste aktive shumica në kryeqytet, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 persona duke e çuar në 3031 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 122 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Sipas ekspertëve të Ministrisë java që lamë pas, paraqiti një shtim me 5,9% të numrit të rasteve pozitive, krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30-të.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24,66 raste pozitive për 100 mijë banorë. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, i ndjekur nga Durrësi e më pas Shkodra.

https://www.youtube.com/watch?v=2kTsdHLB7kM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2kTsdHLB7kM

Burimi i fotos: