Home ShowBiz Nënë për herë të parë, blogerja e njohur rrëfen historinë e rrallë të emrit të të birit
Nënë për herë të parë, blogerja e njohur rrëfen historinë e rrallë të emrit të të birit
0

Nënë për herë të parë, blogerja e njohur rrëfen historinë e rrallë të emrit të të birit

0
0

Blogerja e njohur Ersi Ngjela është bërë nënë për herë të parë.

Ajo njoftoi përmes një postimi shumë të veçantë në instagram ardhjen në jetë të djalit ndërsa zbuloi emrin dhe historinë e veçantë.

Me një foto bardh e zi të djalit të porsa ardhur në jetë, Ersi zbulon historinë e rrallë që lidhet me emrin e tij.

“Dikur mami kishte marrë një vendim që nuk do bënte fëmijë. Kjo është historia e jetës pasi mami humbi të atin, gjyshin tënd. Pastja erdhi në jetë dielli I parë, motrushi jot Vivien, energjia e së cilës rilindi dhe i dha kuptim tjetër halluckës. Luan ka qenë gjyshi, luan është motrushi, luan linde dhe ti”, shkruan ndër të tjera Ersi në postimin e saj.

Më pas ajo zbulon se vogëlushin kanë vendosur ta quajnë Noel, pasi EL janë inicialet e saj dhe të bashkëshortit dhe që në gjuhën hebraike do të thotë Zot, ndërsa në gjuhën greke, Leon, mbrapsh Noel do të thotë luan.

Ajo i uron lumturi të birit në rrugëtimin e tij, ndërsa ka marrë shumë mesazhe dhe urime nga miq dhe fansa.

https://www.instagram.com/p/CDZhHCNgwGP/

Link: https://www.instagram.com/p/CDZhHCNgwGP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDYoEWgAKoF/