Home Lifestyle Keni dhimbje koke.., ja ushqimet dhe pijet që do duhet të konsumoni
Keni dhimbje koke.., ja ushqimet dhe pijet që do duhet të konsumoni
0

Keni dhimbje koke.., ja ushqimet dhe pijet që do duhet të konsumoni

0
0

Nuk ka rëndësi shkaku apo lloji i dhimbjes së kokës nëse konsumoni këto lloj ushqimesh dhe pijesh, dhimbja do të lehtësohet ose edhe do të zhduket plotësisht.

E para gjë që ndihmon në largimin e dhimbjes së kokës është të jeni të hidratuar, kështu pini sa më shumë ujë minimum 6 deri në 8 gota ujë.

Bëni mirë që të mbani një shishe ujë pranë vetes dhe të siguroheni që të jetë gjithmonë e mbushur.

Kafja është gjithashtu një antidot për dhimbjen e kokës.

Tek disa njerëz kafeina shërben për të shkaktuar relaksin e venave të gjakut si dhe ndihmon në largimin e stresit dhe tensionit, prandaj nëse hyni tek ky grup njerëzit, atëherë kur ju dhemb koka mund të konsumoni një kafe.

Çokollata e zezë është gjithashtu e pasur me magnez i cili është provuar se ndikon në qetësimin e dhimbjes së kokës.

Avocado është gjithashtu një prej ushqimeve të pasura me magnesium, stabilizon sheqerin në gjak dhe balancon hormone.

Konsumimi i një avocado kur jeni me dhimbje koke mund t’ju ndihmojë në qetësimin e saj.

Për të qetësuar dhimbjen e kokës do të mjaftonin edhe disa fruta të thata, si arra, lajthi apo bajame, të cilat janë të pasura gjithashtu me magnesium dhe shërbejnë për më shumë energji.

Link: https://www.albeu.com/lifestyle/vini-re-ushqimet-qe-duhet-te-hani-kur-ju-dhemb-koka/523651/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/v-NBXj3Yv5o