Home Aktualitet E fundit/ Shifra të frikshme në Tiranë, rekord raste të reja me COVID-19
E fundit/ Shifra të frikshme në Tiranë, rekord raste të reja me COVID-19
0

E fundit/ Shifra të frikshme në Tiranë, rekord raste të reja me COVID-19

0
0

135 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku shumica e rasteve dhe konkretisht 113 prej tyre janë evidentuar vetëm në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 122 persona, 20 prej të cilëve në terapi intensive dhe tre në gjendje më të rëndë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ndërkaq janë shëruar 72 persona duke e çuar në 3227 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkeqësisht ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe vendosjen e maskave në ambjente të mbyllura.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/292881621811050

Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/292881621811050

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/