Ky shtet ndalon publikimin e fotove me bikini, “shpërthen” protesta në rrjetet sociale
Qeveria në Kamboxhia është duke diskutuar një projektligj që synon të ndalojë përdorimin e veshjeve shumë të shkurtëra apo shumë transparente për femra si dhe daljen pa bluza të meshkujve.
Projektligji që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, nëse miratohet nga ministritë dhe asambleja kombëtare është kundërshtuar me forcë nga shumica e grave dhe vajzave të cilat madje kanë protestuar në një mënyrë mjaft origjinale.
Ky projektligj ndalon gjithashtu edhe publikimin e fotove me rroba banje dhe veshje të shkurtëra dhe kjo ka bërë që shumë femra dhe gra të këtij shteti të protestojnë duke publikuar në rrjetet sociale foto pafund me rroba banje dhe veshje të shkurtëra.
Ndërkaq një peticion në internet kundër këtij projektligji është nënshkruar deri tani nga 14 mijë persona.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/4mTn7INeCNY