Lori Hoxha është padyshim një prej personazheve më të përfolur sa i takon jetës që bën, pushimeve luksoze si stilit të veçantë në veshje.
Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjete sociale ku poston foto dhe video nga pushimet e saj, por gjithashtu herë pas here ju përgjigjet pyetjeve të fansave duke shuar kuriziotetin e tyre me detaje nga jeta e saj.
Një prej fansave i ka drejtuar asaj një pyetje ku i thotë se kush do të dëshironte të ishte nëse nuk do të ishte Lori Hoxha dhe ajo pa hezituar përmend dy emra, të motrën Sara Hoxhën dhe mbretëreshën Elisabeth.
Lori e ka treguar gjithmonë raportin e veçantë që ka me të motrën, por mesa duket paska simpati edhe mbretëreshën Elisabeth.
Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwpB1VOlIp_/