E fundit/ rastet e reja gjithnjë në rritje, ndërrojnë jetë 4 pacientë
Situata me COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë problematike.
Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 168 raste pozitive ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 4 pacientë me sëmundje bashkëshoqeruese.
Ministria e Shëndetësisë njofton se situata paraqitet problematike edhe në të dyja spitalet ku aktualisht po marrin shërbim 164 pacientë, 14 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 102 persona duke e çuar në 4633 numrin e të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për respektimin e rregullave të higjenës dhe përdorimin e maskave në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=hglDtDDGdVI
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/