Home ShowBiz “Gëzuar dashuri..”, Andrra kujton 5 vjetorin e martesës me fotot dhe mesazhin më të bukur
“Gëzuar dashuri..”, Andrra kujton 5 vjetorin e martesës me fotot dhe mesazhin më të bukur
0

“Gëzuar dashuri..”, Andrra kujton 5 vjetorin e martesës me fotot dhe mesazhin më të bukur

0
0

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha festojnë sot 5 vjetorin e martesës.

Këtë ditë të veçantë e ka kujtuar vetë Andrra me disa foto shumë të veçanta nga ceremonia e dasmës 5 vite më parë.

Ajo ka postuar në instagram disa nga momentet më të bukura që kanë përjetuar në ditën e tyre të veçantë ndërsa krahas fotove shkruan mesazhin më të bukur të dashurisë për këngëtarin.

“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e Zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e njëri tjetrit, gëzuar dashuri”, shkruan Andrra krahas fotove të dasmës.

Çifti ka marrë shumë urime nga miq dhe fansa për shumë vite të tjera, të lumtura nën shoqërinë e njëri tjetrit.

https://www.instagram.com/p/CEY8PrkllWh/

Link: https://www.instagram.com/p/CEY8PrkllWh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxDQhZxHpcr/