Situata me COVID-19 ende shqetësuese, por Ministria jep lajmin e mirë
156 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.
Situata paraqitet shqetësuese në Tiranë ku është rregjistruar numri më i lartë i rasteve të reja dhe konkretisht 101 të tilla.
Ekspertë të Ministrisë së Shëndetëisë bëjnë me dije se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 3 qytetarë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq një lajm i mirë është numri i lartë i të shëruarve i cili për herë të parë e ka kaluar numrin e të infektuarve ditorë.
Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 158 persona.
Por situata vijon të jetë problematike në spitale ku ndodhen 168 të shtruar, 14 prej të cilëve në terapi intensive si dhe 7 të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ekspertët e Ministrisë edhe njëherë kanë ripërsëritur apelin për më shumë kujdes si dhe për përdorim të maskave në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=6S6erb0wOK8
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/