Aktorja Rudina Dembacaj ka nisur prej disa ditësh pushimet së bashku me partnerin dhe vajzën Viktorian.
Ajo ka postuar një foto ku pozojnë të tre bashkë në mes të detit dhe kjo foto ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Shumë prej ndjekësve të Rudinës e kanë komplimentuar për foton e bukur, por ka edhe nga ata që si gjithmonë e kritikojnë.
Një prej komentuese i shkruan aktores: “Unë kam pasur respekt për ty Rudina, por me thënë të drejtën tek fotoja ku keni dalë të tre më neveritesh. Më mirë dil me vajzën se foto fallco. Skam asnjë gjë personale, jam nënë vetë, çdo kujt mund ti ndodhi ndarja, por baba një ka fëmija dhe pikë. Ta kesh me jetë zemrën e vogël e të rritet e lumtur”.
Ky koment nuk i ka shpëtuar Rudinës e cila ka vendosur ti kthejë përgjigje komentueses duke shkruar një përgjigje ironike.
“Ti faleminderit dhe më fal që nuk të pyeta me kë të dal në foto. Babain vajza e ka dhe e ka super baba! Nuk ja heq foto superfuqitë. Ti kesh me jetë fëmijët e tu”, shkruan Rudina në komentin që i kthen ndjekëses.
Kjo nuk është hera e parë që Rudina replikon me ndjekësit në instagram.
Edhe në raste të tjera ajo ka preferuar t’ju kthejë përgjigje kritikave apo edhe ofendimeve të cilat nuk kanë munguar në fotot e saj.
https://www.instagram.com/p/CEbTh_PHSPp/Link: https://www.instagram.com/p/CEbTh_PHSPp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tcTYknKQM/