Dj Sardi prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie dhe së fundmi ka prezantuar për herë të parë partneren.
Ai ka treguar edhe më herët se është i dashuruar dhe se me vajzën në fjalë ka kohë që njihen, por kohët e fundit vendosën të ishin më shumë se miq.
Sardi ka postuar disa herë foto nga plazhi, por pa e zbuluar fytyrën e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Së fundmi ndërkohë ka vendosur që të sjellë një portret shumë të bukur teksa të dy bashkë pozojnë të përqafuar buzë detit.
“Orë të arta”, shkruan ai krahas fotos ku shfaqet të lumtur në krahët e njëri tjetrit.
Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga miq dhe fansa të çiftit të cilët i kanë uruar të jenë gjithmonë kaq të dashuruar me njëri tjetrin.
https://www.instagram.com/p/CEj_mDUDmVE/Link: https://www.instagram.com/p/CEj_mDUDmVE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-CoFmbFUAN/