Home Aktualitet Berlusconi i infektuar me Coronavirus, mjeku jep detaje mbi gjendjen e tij
Berlusconi i infektuar me Coronavirus, mjeku jep detaje mbi gjendjen e tij
0

Berlusconi i infektuar me Coronavirus, mjeku jep detaje mbi gjendjen e tij

0
0

Lideri i “Forza Italia”, Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai i është nënshtruar testit pas qëndrimit për disa ditë në Sardenia, ndërsa mjeku i tij tha se Berlusconi është asimptomatik dhe aktualisht ndodhet I izoluar në shtëpi.

Zyra e tij e shtypit ka njoftuar në një komunikim për mediat se Berlusconi është duke punuar nga rezidenca e tij ku po kalon periudhën e izolimit të parashikuar në raste të tilla.

Ai do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e tij  kundrejt kandidatëve të “Forza Italia” dhe qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative me intervista në gazeta, televizione dhe rrjete sociale, thuhet në komunikimin në fjalë.

Berlusconi ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nga miq dhe kolegë të tij, të cilët i urojnë 83 vjeçarit shërim sa më të shpejtë.

Link: https://www.repubblica.it/politica/2020/09/02/news/coronavirus_silvio_berlusconi_positivo_al_tampone-266087893/?awc=15069_1599132300_f0e4cabbe606f6b877022b61d3eeb89a&source=AWI_DISPLAY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBlkSljooW6/