Home ShowBiz Capital Bra bashkëpunon me producentin shqiptar, kënga e fundit super sukses
Capital Bra bashkëpunon me producentin shqiptar, kënga e fundit super sukses
0

Capital Bra bashkëpunon me producentin shqiptar, kënga e fundit super sukses

0
0

Reperi i famshëm gjerman Capital Bra, një emër i njohur në industrinë e muzikës preferon producentët shqiptar për të realizuar këngët e tij.

Këngën e tij të fundit një bashkëpunim me reperin Fero, ai ja ka besuar producentit të njohur shqiptar Çelik Lipa.

Lipa është producent i studios SBS dhe ka një karrierë të gjatë e të suksesshme ku numëron qindra bashkëpunime me emrat më në zë të muzikës shqiptare e gjermane.

Ai ka treguar ekskluzivisht për “ArkivaNews” se është duke punuar me emra të njohur të muzikës gjermane dhe se aktualisht është duke përgatitur disa projekte që pritet të publikohen shumë shpejt.

Kujtojmë se kënga “KaDeËe” e publikuar vetëm pak ditë më parë, ka arritur të shndërrohet në një prej këngëve më të preferuara të momentit.

Reperi gjerman e ka pranuar edhe vetë se bashkëpunimi me producentin shqiptar Çelik Lipa ka rezultuar një sukses i vërtetë.

https://www.youtube.com/watch?v=wzSl87GgLEY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wzSl87GgLEY

https://www.instagram.com/p/CByla-unTDU/

Link: https://www.instagram.com/p/CByla-unTDU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5vJLASI5g5/