Morena Taraku dhe reperi Stresi kanë lajmëruar se shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim.
Kënga do të titullohet “Bad Girl” dhe pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm të paktën me aq sa mundën të shohim nga disa skena klipi dhe një fragment këngë që Morena vendosi ta publikojë në instagramin e saj.
Në disa pjesë nga klipi të publikuar në instagramin e saj shohim Morenën me bikini duke hekurosur para, ndërsa më pas shfaqet Stresi me makina të shtrenjta.
Këngëtarja lajmëron se për shkak të vonesave të disa platformave premiera e këngës do të dalë në 24 shtator.
“Unë e di se çfarë po vjen, ruani qetësinë dhe prisni. Edhe tamam e mbyllim verën”, shkruan Morena krahas videos ndërsa i bën tag Stresit.
Fansat e dyshes kanë treguar me anë të komenteve se mezi po e presin bashkëpunimin mes tyre.
https://www.instagram.com/p/CE9j44BnpIl/Link: https://www.instagram.com/p/CE9j44BnpIl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEXUelalvu3/