E fundit/ Rritet numri i viktimave, 153 raste të reja
0
0
153 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ndërkaq bëhet me dije se fatkeqësisht është rritur numri i viktimave dhe sipas të dhënave të Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme ku në të dyja spitalet në vend po marrin trajtim 178 persona, 13 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 57 persona të tjerë duke e çuar numrin në 6888 që prej fillimit të epidemisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=wAwhFbJN7Jw
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/