E rëndë/ Gjenden të vrarë në banesë arbitri i njohur dhe partnerja e tij
Daniele de Santis, arbitri italian që ka drejtuar ndeshjet e kategorisë C në Itali është gjetur i vrarë së bashku me partneren e tij Eleonora Manta në apartamentin ku jetonte.
Mediat italiane njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Lecce, ndërsa fqinjët kanë dëgjuar të bërtitura dhe sherr në apartamentin e 30 vjeçarit.
Në momentin që kanë mbërritur forcat e rendit në vendngjarje, fatkeqësisht dy të rinjtë kishin ndërruar jetë.
Ende nuk dihet kush është autori i ngjarjes, por fqinjët kanë parë dikë të largohet me vrap me thikë në dorë, pa patur mundësinë ta identifikojnë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as konfliktet që mund të ketë pasur arbitri.
Daniele De Santis kishte arbitruar më shumë se 130 ndeshje midis Serie D, garave pranverore dhe serie C, kryesisht ndeshje të kategorisë inferior ku kishte dalluar për aftësitë e tij.
Ai ishte shumë i njohur në zonën ku jetonte dhe lajmi për vrasjen e tij ka qarkulluar me shpejtësi duke tronditur, miq, familjarë dhe fansa të tij.
Link: https://www.fanpage.it/sport/calcio/ucciso-larbitro-daniele-de-santis-in-un-appartamento-a-lecce/