Reperi Gold Ag ishte i ftuar të shtunën në spektaklin “Shiko kush luan”, ku së bashku me miq dhe kolegë të tij ka marrë pjesë në lojërat argëtuese të programit.
Gjatë njërës prej lojërave, ku konkurentët duket të thonë të vërtetën, ose në të kundërt të pijnë apo të hanë diçka jo të këndshme, reperi është pyetur për arsyen e prishjes së raportit të tij me Tunën.
Reperi ka vendosur të përgjigjet duke thënë se nuk i pëlqejnë këngët dhe tekstet e Tunës duke i quajtur degjenerim për femrën shqiptare.
Duke u nisur nga debati që shkaktoi kjo deklaratë e tij, Gold Ag është detyruar të shpjegohet me një status në instagram ku shkruan: “Vëllezër dhe motra, pashë disa komente që pse e ke fy Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fy asnjëherë me se tash ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjeshtë tregova që s’kam qejf asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave dhe nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumi për Tunën le ta din që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkol nuk po as po të ma dhuronin gjithë botën lerë më për një lojë”
Tuna ndërkohë ende nuk ka reaguar lidhur me këtë deklaratë, duke preferuar të heshtë, pavarësisht rrëmujës që shkaktoi deklarata e tij.
https://www.instagram.com/p/CF5aIGvhSWF/Link: https://www.instagram.com/p/CF5aIGvhSWF/
https://www.instagram.com/p/CF7ftDfF54B/Link: https://www.instagram.com/p/CF7ftDfF54B/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEjUvhzJBZn/, https://www.instagram.com/p/CDj3x0dFRrv/