Home ShowBiz E fejuan me Islin, Mariza tregon të vërtetën e historisë me moderatorin
E fejuan me Islin, Mariza tregon të vërtetën e historisë me moderatorin
0

E fejuan me Islin, Mariza tregon të vërtetën e historisë me moderatorin

0
0

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin Ronaldo Sharka një prej thashethemeve më të pazakonta që ka qarkulluar lidhur me të.

Pak kohë më parë në mediat online u përfol për një lidhje, madje fejesë mes saj dhe moderatorit Isli Islami.

Këngëtarja ka treguar se e gjitha kjo erdhi pas një interviste ku ajo u vendos përballë përzgjedhjes midis disa meshkujve dhe zgjodhi pikërisht Islin.

Kaq mjaftoi që në media të qarkullonte lajmi për një fejësë të saj me moderatorin.

Mariza tha se të gjithë këtë situatë e kaloi me humor, por tregon se arriti deri aty sa filloi të merrte urime nga shoqet dhe miqtë e të ëmës.

Këngëtarja tregon gjithsesi se me Islin ka një miqësi shumë të mirë dhe me gjithë lajmet në fjalë ka bërë humor pafund.

https://www.youtube.com/watch?v=TSVNXYoqJHs&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TSVNXYoqJHs&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFjsOWPJPVM/https://www.instagram.com/p/CCnUWVMnlzb/