Një grua nga Britania ishte duke realizuar një video në tik tok, por duket se të bijës dy vjeçare nuk i ka pëlqyer fort ideja.
Ndërsa 44 vjeçarja Katie Carr, ka hapur kamerën për të realizuar një video për tik tok, e bija e ka ndërprerë ende pa e nisur videon duke e pyetur se çfarë po bënte.
“Jam duke bërë një video për Tik Tok”, dëgjohet të përgjigjet Katie, por befasuese ka qenë përgjigja e vogëlushes.
“O Zot ti je një humbëse”, një përgjigje kjo e cila e shokuar të ëmën që me fytyrën e habitur ka tentuar menjëherë të mbyllë kamerën.
Megjithatë ajo ka vendosur ta publikojë videon pasi në të vërtetë është shumë për të qeshur, pavarësisht habisë së saj që nuk e priste aspak një përgjigje nga e bija.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=Y2__6lPczqY