Home ShowBiz I lidhur prej shumë vitesh, këngëtari drejt zyrtarizimit të lidhjes me ish missin
I lidhur prej shumë vitesh, këngëtari drejt zyrtarizimit të lidhjes me ish missin
0

I lidhur prej shumë vitesh, këngëtari drejt zyrtarizimit të lidhjes me ish missin

0
0

Këngëtari Devis Xherahu ka vendosur që brenda këtij viti të zyrtarizojë lidhjen disa vjeçare me partnerene tij Ertemiona Merdanin.

I ftuar në emisionin e pasdites në “Tv Klan”, ai ka treguar planet për të ardhmen, duke zbuluar kështu se brenda 2020 ka në plan të organizojë një ceremoni me këtë rast.

Ai shtoi gjithashtu se nuk i ka qejf ceremonitë e mëdha, kështu që do të preferonte diçka të thjeshtë dhe hyjnore.

Ndërsa lidhur me planet për t’u bërë më fëmijë ai tha se ka shumë dëshirë të bëhet prind si ai ashtu edhe partnerja e tij, por këtë e ka Zoti në dorë.

Devisi tha se është shumë i lidhur pas karrierës dhe kur të bëjë fëmijë do të donte që të ishte aty gjatë gjithë kohës dhe ti përkushtohej plotësisht.

https://www.youtube.com/watch?v=v-Ygj5mSNIQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=v-Ygj5mSNIQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE1SyDzARLW/