0
0
Aktori Bes Kallaku ka vendosur të risjellë në kujtesë një tjetër hit të vjetër.
Pak kohë më parë ai risolli në bashkëpunim me këngëtaren Anila Mimani, këngën e saj të famshme “Ciao po të le”, ndërsa nesër do të risjellë për publikun këngën e famshme “Lele”, të grupit Aurora.
Mariglen Boja është producenti me të cilin Besi ka bashkëpunuar për të risjellë këtë hit, ndërsa klipi është xhiruar nga Fullmoon production.
Kënga do të publikohet pasditen e nesërme dhe duke pasur parasysh suksesin e këngës origjinale, ky përpunim nga Besi jemi të bindur që do të korrë po të njëjtin sukses si kënga origjinale.
https://www.instagram.com/p/CF9wW_Dnj88/Link: https://www.instagram.com/p/CF9wW_Dnj88/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFU83QNnGeq/