Home ShowBiz “O qorre…”, Renato fyen konkurente dhe e bën të shpërthejë në lot
“O qorre…”, Renato fyen konkurente dhe e bën të shpërthejë në lot
0

“O qorre…”, Renato fyen konkurente dhe e bën të shpërthejë në lot

0
0

Mbrëmja e djeshme në Kuzhinën e Ferrit nuk ka kaluar pa debate, të bërtitura dhe fyerje.

Këtë herë shef Renato është zënë me Erkiadën njërën prej konkurenteve e cila kishte harruar një farë limoni në pjatën e saj.

Kjo e ka acaruar Renaton i cili ka filluar ti bërtasë duke e fyer dhe duke e quajtur madje “Qorre”.

“Farat e limonit dhe portokallit çfarë duan këtu. Ju i lini kastile që të acarohem unë. Ku janë detajet o qorre”, i bërtet Renato konkurentes e cila thotë se ka të drejtë dhe se nuk i kishte parë.

“Nuk e pe ti po normal.. as me syze nuk shikon, imagjino mos kesh syze”, ka vijuar më tej debatin Renato duke e bërë konkurenten të shpërthejë në lot.

Erkiada ka treguar më pas se ka pasur një gjysh të verbër dhe se pika e saj e dobët janë sytë dhe për këtë arsye është prekur kur Renato i ka folur në atë mënyrë.

https://www.instagram.com/p/CGIsDq8FpzF/

Link: https://www.instagram.com/p/CGIsDq8FpzF/

https://www.instagram.com/p/CGIsLEwlkgQ/

Link: https://www.instagram.com/p/CGIsLEwlkgQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sV_yWnukB/