“Hell’s Kithchen” edhe këtë të premte nuk ka kaluar pa pjata të thyera, ushqim të hedhur fytyrës dhe ulërima.
Shef Renato është kapur sërish me konkurentët dhe veçanërisht me njërën prej tyre së cilës i ka hedhur pjatën me ushqim fytyrës.
Ai është nxehur pasi ka parë një copë bukë të kafshuar në njërën prej pjatave, të cilët e ka marrë dhe ja ka futur me dhunë në gojë konkurentes ndërsa më pas ka thyer pjatat në tavolinë, ndërsa njërën prej tyre ja ka hedhur fytyrës konkurentes.
Të premten e kaluar, Renato u kritikua ashpër për bullizëm pasi quajti qorre njërën prej konkurenteve.
Ai u shpreh i penduar më pas duke reaguar me një shkrim të gjatë për menyrën se si u soll me konkurentet, por pavarësisht kësaj ai vijon të jetë po i njëjti shef i ashpër dhe shumë kërkues.
https://www.instagram.com/p/CGayEanFzE6/Link: https://www.instagram.com/p/CGayEanFzE6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sV_yWnukB/