Home ShowBiz Me zemër të thyer, Dua Lipa jep lajmin e trishtë
Me zemër të thyer, Dua Lipa jep lajmin e trishtë
0

Me zemër të thyer, Dua Lipa jep lajmin e trishtë

0
0

Këngëtarja Dua Lipa ka njoftuar pak më parë në instagram se është detyruar të shtyjë turin e saj europian që ishte planifikuar të mbahej në janar shkurt të vitit që vjen.

Duke u nisur nga situata e vështirë e krijuar në të gjithë botën prej pandemisë, këngëtarja shqiptare njoftoi se turi do të shtyhet për në muajt shtator tetor të vitit që vjen.

Dua njoftoi se të gjithë ata që kanë marrë tashmë biletat për datat e koncerteve do ti kenë të vlefshme për data e reja.

“ Me zemër të thyer do të më duhet ta shyj turin tim europian për në shtator, tetor 2021. Ne kemi monitoruar këtë situatë të paprecedentë dhe e kemi vlerësuar si të pamundur mbajtjen e turit në Janar, Shkurt. Ju lutem ruajini biletat tuaja pasi janë të vlefshme për datat e tjera. Më mungojnë shumë turnetë dhe sidomos në këtë periudhë dhe mezi po pres të ribashkohem me ju dhe të festojmë së bashku. Ndërkohë ju premtoj se shumë shpejt do të vijmë me gjëra të këndshme. Ruani veten dhe shëndetin tuaj”, shkruan Dua në statusin e saj në instagram.

https://www.instagram.com/p/CGri8p6MA6p/

Link: https://www.instagram.com/p/CGri8p6MA6p/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-NIdt-hx_H/