Home Aktualitet E rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re aktori shqiptar
E rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re aktori shqiptar
0

E rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re aktori shqiptar

0
0

Aktori i njohur kosovar Shkëlzen Rraçi ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare.

Ai ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit dhe lajmin e ka bërë të ditur një mik dhe kolegu i tij me anë të një statusi në Facebook.

“Qenka e vështirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkëlzen Rraci, shokut dhe kolegut tim të dashur që nga studimet e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për të bërë. Ikja jote miku im do të lë zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdo herë miku im, energjinë që kishe, do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushëllime familjes Rraci, kolegëvë dhe shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”, shkruan miku i tij Xhelal Haliti në faqen e tij në Faceobook ku ka postuar disa foto me aktorin.

Shkelzen Rraci

shkelzen

Link: https://www.facebook.com/xhelal.haliti.7