Home Aktualitet E rëndë, reperi i njohur gjendet i vdekur në bagazhin e makinës
E rëndë, reperi i njohur gjendet i vdekur në bagazhin e makinës
0

E rëndë, reperi i njohur gjendet i vdekur në bagazhin e makinës

0
0

Policia amerikane ka gjetur gjatë kontrollit të një automjeti trupin e pajetë të reperit 25 vjeçar Brian Trotter vendosur në bagazhin e një automjeti.

Automjeti ku ndodhej trupi i të ndjerit ishte duke udhëtuar në një superstradë në Miami ndërsa është përplasur dhe kjo ka bërë që ndaj automjetetit të ushtrohet kontroll nga forcat e rendit.

Këto të fundit kanë vënë në pranga shoferin e mjetit i cili dyshohet të ketë vrarë reperin.

Nga autopsia rezultoi se 25 vjeçari është vrarë disa herë me armë zjarri, ndërsa dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë pasi trupi ishte në fazë dekompozimi.

Reperi është parë për herë të fundit në 17 tetor duke dalë nga shtëpia e tij në Triangle, Virginia.

Ai është shpallur i humbur nga miqtë dhe familjarët e tij, të cilët e kërkonin që prej 10 ditësh.

brian

Link: https://www.instagram.com/p/CGu4tf2h3EL/

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-us-canada-54714242