Vijon të rritet numri i rasteve të reja, 6 persona ndërrojnë jetë
0
0
311 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona.
Ndërkaq në të dyja spitalet po marrin trajtim spitalor 289 të prekur nga COVID-19.
Manastirliu ka njoftuar gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me sëmundjen 85 persona.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës si dhe për të përdorur maskat.
Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/