Home ShowBiz U bënë prindër për herë të parë, Princ Leka dhe Elia prezantojnë Geraldinën
U bënë prindër për herë të parë, Princ Leka dhe Elia prezantojnë Geraldinën
0

U bënë prindër për herë të parë, Princ Leka dhe Elia prezantojnë Geraldinën

0
0

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia u bënë prindër të një vajze disa ditë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushën Geraldina në kujtim të nënës së Princ Lekës.

Lajmin e dha vetë Princi Leka me anë të një statusi në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka postuar edhe një foto ku pozon së bashku me Elian dhe vogëlushen në duar.

Në foton e parë së bashku ai ka ndarë me ndjekësit edhe një detaj nga lindja e vogëlushes duke treguar se ajo erdhi në jetë në ditën kur 18 vite më parë nëna e tij Mbretëresha Geraldinë u nda nga kjo jetë.

“Të dashur miq, ju falënderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vazjës sonë Geraldinë. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë në çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese pasi erdhi në ditën kur plot 18 vite më parë, Mbreteresha Geraldinë u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e ëngjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldinë të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, të dojë dhe ta vlerësojë jetën dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë”, shkruan Princ Leka në statusin e tij.

leka

Link: https://www.instagram.com/p/CG-xXKsndXc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6eX6BinMlo/