Home Aktualitet Kinematografia në zi, ndërron jetë ylli i komedisë
Kinematografia në zi, ndërron jetë ylli i komedisë
0

Kinematografia në zi, ndërron jetë ylli i komedisë

0
0

Komediani i njohur Geoffrey Palmer ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.

Lajmin e dha agjenti i aktorit i cili njoftoi se Palmer ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij pranë familjarëve.

Aktori është shumë i njohur për disa komedi si “Butterflies”, “The time goes by”, “The Fall and the Rise of Reginald Perrin”.

Miq dhe kolegë të tij janë shprehur të hidhëruar për largimin nga jeta të aktorit ndërsa e kanë vlerësuar atë si një talent në fushën e aktrimit.

Kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij e kanë quajtur mjeshtër të komedisë, ndërsa janë shprehur të lumtur që kanë mundur të punojnë me një artist të vërtetë si puna e tij.

geoffrey

Link: https://www.instagram.com/p/CHSTmLXDLSl/

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-54838209