Miriam Cani dhe Alban Skënderaj një prej çifteve më të dashur për publikun janë bërë së fundmi prindër të dy fëmijëve.
Në fillim të këtij viti familjes së tyre ju shtua edhe vogëlushi Duam i cili solli shumë gëzim.
Këngëtarja ka postuar disa foto shumë të këndshme duke zbuluar portretin e vogëlushit ndërsa ka treguar herë pas herë dashurinë e veçantë që ka Ameli për të vëllain.
Ajo ka filluar tashmë si motra e madhe të nxjerrë shëtitje vëllain.
Miriam ka postuar një video ku vogëlushja shihet duke shtyrë karrocën e të vëllait.
Ameli i ka kapur flokët bisht, mban një palë syze dielli dhe po shëtit me vëllain e vogël i cili është ulur në karrocë dhe po shikon gjithë vëmendje rrugën.
Kjo është videoja më e bukur, ku të dy duken kaq të këndshëm nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Link: https://www.instagram.com/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC5Y7PQF0BH/