Home ShowBiz Roberti mohon lidhjen me modelen, kjo e fundit shpërthen në akuza
Roberti mohon lidhjen me modelen, kjo e fundit shpërthen në akuza
0

Roberti mohon lidhjen me modelen, kjo e fundit shpërthen në akuza

0
0

Modelja Jessica Kadiu deklaroi disa muaj më parë se ka qenë në një lidhje me Robert Berishën.

Ajo tregoi me anë të disa statuseve se vazhdon ende ta dojë Robertin dhe shpreson në një rikthim.

Vetë këngëtari gjatë një interviste në “Ëake Up”, deklaroi se mes tij dhe modeles nuk ka pasur asnjë gjë serioze.

Ai tha se mes tyre ka mbetur thjesht një miqësi e mirë që kur bënë xhirimet në Turqi.

Këngëtari tha se ajo është 22 vite më e re se ai dhe se mes tyre në fakt nuk ka pasur asnjë gjë konkrete.

“Shpresoj qe asaj mos ti bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon atë punë, Robi plaket kur don vetë, por me goca të reja nuk bën”, ka thënë ai ndër të tjera gjatë intervistës.

Por duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer modeles e cila ka shpërthyer duke reaguar ashpër dhe duke treguar se shumë shpejt do të flasë dhe ka aq prova sa për t’ja shkatërruar jetën këtij personi.

Ajo ka treguar sërish se nuk ka gënjyer në asnjë moment dhe pavarësisht se ky person mund ta mohojë ajo e di shumë mirë ku qëndron e vërteta.

Por këto statuse ajo i ka fshirë shumë shpejt duke i zëvendësuar me dy të tjerë ku shkruan: “Lere fare as nuk ma ndjen të shpjegoj ndonjë gjë. Kështu është të jesh peshore, mendojmë se I detyrohemi të gjithëve një shpjegim, por në fakt jo”

Mesa duket modelja është penduar dhe ka vendosur të mos bëjë asnjë shpjegim pavarësisht se premtoi që do të fliste shumë shpejt.

https://www.youtube.com/watch?v=gfAK9kJEO_Y&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gfAK9kJEO_Y&feature=emb_err_woyt

jessi

jessicaaa

Link: https://www.instagram.com/jesskadiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHX4v0oFs9j/https://www.instagram.com/p/CHQLl8rnCk3/