Çdo vit në muajin nëntor organizohet në kryeqytet panairi i librit.
Këtë vit në kushtet e pandemisë ku aktivitet do të mbahet online dhe moderatorja Arbana Osmani me anë të një videoje unike ka kujtuar aktivitetin e organizuar një vit më parë ku ajo prezantoi librin “Receta për 5 minuta”
Moderatorja ka postuar në instagram momentet kur jepte autografe, bënte foto dhe përqafonte fansat apo personat që janë afruar në tendë për të blerë librin e saj.
Arbana tregon se duke parë këtë video dhe këto momente është përlotur që nuk mund të takojë më nga afër personat që duan të blejnë librat e saj.
Ndërkohë këtë vit të gjithë që duan të blejnë libra mund ta bëjnë këtë vetëm on line për gjatë gjithë ditëve që do të mbahet ky eveniment.
Link: https://www.instagram.com/p/CHf2JzUAbhF/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGxb488AwRi/