Home Aktualitet E fundit, shifrat vijojnë të jenë të larta, 7 persona ndërrojnë jetë
E fundit, shifrat vijojnë të jenë të larta, 7 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit, shifrat vijojnë të jenë të larta, 7 persona ndërrojnë jetë

0
0

490 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësië në njoftimin e saj zyrtar komunikon se shumica e rasteve 203 të tilla janë rregjistruar në Tiranë e cila vazhdon të jetë vatra më e nxehtë e infeksionit, për të vijuar më pas më nga 31 raste në Fier e Gjirokastër, 27 në Shkodër e Lezhë, 22 në Korcë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, 9 në Gramsh e Vlorë, nga 7 raste në Kurbin e Kuçovë, 6 në Malësinë e Madhe, 5 në Sarandë, nga katër në Mirditë, Tropojë, Tepelenë.

Fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 93 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin.

Aktualisht në të trea spitalet në vend ndodhen të shtruar 378 persona, 16 në terapi intensive dhe tre të inbutuar.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY