Home ShowBiz Nëna e Oriolës komenton lidhjen e së bijës me futbollistin, ja çfarë mendon për Erosin
Nëna e Oriolës komenton lidhjen e së bijës me futbollistin, ja çfarë mendon për Erosin
0

Nëna e Oriolës komenton lidhjen e së bijës me futbollistin, ja çfarë mendon për Erosin

0
0

Modelja e njohur Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë prej kohësh tashmë në një lidhje me njëri tjetrin.

Ata e kanë bërë publike lidhjen prej disa muajsh, ndërsa kujtojmë se periudhën e karantinës e kanë kaluar së bashku në Kroaci ku jeton futbollisti.

E ëma e modeles, shkrimtarja Xhoi Jakaj gjatë një interviste për “Jo vetëm modë”, ka folur përveç karrirës së saj dhe botimit të fundit edhe sa i takon raportit që ka me dy vajzat e saj, Xhulian dhe Oriolën.

Kur është pyetur se çfarë mendimi ka për lidhjen e Oriolës me Erosin, ajo ka thënë se është shumë e lumtur me zgjedhjet që kanë bërë të dyja vajzat e saj dhe se nuk mund të flasë më shumë lidhur me këtë çështje.

Ndësa sa i takon karierës profesionale të vajzave ajo thotë se është shumë e lumtur me të dyja dhe se nuk ka çfarë t’ju korrigjojë të bijave.

Vetëm për Oriolën ajo u shpreh se dëshiron shumë që ajo ti kthehet muzikës së lehtë ose klasike, pasi ajo ka studiuar për muzikë.

https://www.youtube.com/watch?v=0qwntEDVRcs

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0qwntEDVRcs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAnvP9gBOQe/https://www.instagram.com/p/CBPt_8Qgs0n/