Home ShowBiz Në palestër me barkun e rrumbullakosur, Afërdita nuk heq dorë nga aktiviteti fizik
Në palestër me barkun e rrumbullakosur, Afërdita nuk heq dorë nga aktiviteti fizik
0

Në palestër me barkun e rrumbullakosur, Afërdita nuk heq dorë nga aktiviteti fizik

0
0

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër të një djali në muajin shkurt të vitit që vjen.

Modelja është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe pavarësisht kësaj nuk e ka ndërprerë për asnjë çast palestrën.

Ajo ka postuar disa video teksa ushtrohet në palestër me pesha të lehta, ndërsa barku i rrumballakosur është tashmë i dukshëm.

Modelja ka thënë edhe më herët se nuk e ka ndërprerë palestrën dhe se me këshillën e mjekut mund të ushtrohesh edhe gjatë shtatëzanisë, pasi në nivelet e duhura nuk është e dëmshme për fëmijën.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHVssPip6gd/